English

Rumani - Sondazh - Më Shumë Se 80 Për Qind E Qytetarëve Mendojnë Se Vendi Është Në Rrugë Të Gabuar

BUKURESHT, 14 qershor /ATSH-AGERPRES/ - Rumania gjendet në rrugë të gabuar dhe përgjegjës të kësaj situate janë presidenti Traian Basescu dhe qeveria e drejuar nga Emil Boc thonë më shumë se 80 për qind e qytetarëve në sondazhin e fillimit të qershorit realizuar nga Grupi për Studimet Sociale (GSS 2000). Ndërkohë që 82,5 për qind besojnë se vendi është në rrugë të gabuar, 12,9 për qind janë asnjanës dhe vetëm 3,5 për qind e qytetarëve thonë se vendi është në rrugën e duhur. Pyetjes se kush është fajtor për situatën 36,2 për qind thanë se përgjegjës është presidenti Traian Basescu, 24,4 për qind thanë se është qeveria e Bocut dhe 31,5 për qind mendojnë se janë të dy bashkë. Sondazhi u realizua me 1 089 persona mbi 18 vjeç nga 122 lokalitete, 65 në qytet dhe 56 në fshat, plus Bukureshtin. Gabimi i sondazhit ishte plus/minus tre për qind./ a.jor.
KOMENTE