Rusi - Çeçeni - Medvedev Në Grozni Për Bisedime Me Kadyrov
MOSKË, 14 qershor /ATSH-ANSA/ - Presidenti rus Dmitri Medvedev mbërriti sot në Grozni për bisedime me presidentin e republikës ruse të Çeçenisë, Ramsan Kadyrov, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.
Vizita, një surprizë për mediat ruse, ka lidhje me situatën në Kaukazin e veriut, pas vendimit të Moskës për të krijuar një distrikt federal për atë rajon. Kremlini ka theksuar në disa raste se po përpiqet të shtyp aktivitetet terroriste islamike, por edhe se kërkon t'i japë fund varfërisë, abuzimeve dhe korrupsionit nga ana e autoriteteve lokale.
/e.v/