English

SHBA zbulojnë në Afganistan një thesar mineralesh të çmuara

Kabul, 14 Qershor, NOA - Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar në Afganistan një depozitë mineralesh të çmuara të pashfrytëzuara, që mund të ndryshojë krejt ekonominë afgane dhe kursin e luftës.

Depozitat minerale, sipas “New York Times”, duke cituar zyrtarët e lartë të qeverisë amerikane, janë me vlerë rreth mijëra miliardë dollarë e përfshijnë hekur, bakër, kobalt, ar dhe litium.

"Janë metale thelbësore për industrinë moderne dhe Afganistani një ditë mund të bëhet një nga qendrat më të rëndësishme minerare në botë”, kanë thënë burime të cilat kanë kërkuar të mos identifikohen. Në një memorandum të brendshëm të Pentagonit thuhet se Afganistani mund të bëhet "Arabia Saudite e litiumit”, një material thelbësor në prodhimin e baterive për laptopë etj. Shkalla e pasurisë minerare u zbulua në Afganistan nga një ekip i vogël i Pentagonit dhe gjeologë amerikanë. Qeveria afgane dhe presidenti Hamid Karzai janë informuar kohët e fundit. Kreu i Komandës Qendrore, gjenerali David Petraeus, ka konfirmuar ekzistencën e depozitave në një intervistë me “New York Times”.

"Potencial shumë i madh. Ka shumë pse, por në çdo rast është një zbulim i rëndësishëm", ka thënë ai.

a.k/NOA

KOMENTE