English

Shkarkoi në Youtube filmin vizatimor, arrestohet 14 vjeçari

Japoni, 15 Qershor NOA - Një djalë 14 vjeçar është arrestuar në Nagoya të Japonisë dhe kjo pasi ai kishte shkarkuar nga Youtube, një pjesë të serialit vizatimor të preferuar të tij.

Sipas policisë, djali ishte një student, në vitin e tretë të shkollës së mesme dhe është akuzuar për një shkarkim të paligjshëm të faqeve fotografike të filmit vizatimor, “One Piece” (190 milionë të tillë e shitën në vitin 1997).

Ai i kishte shkarkuar ato në Yuotube, në katër raste të veçanta midis dhjetorit dhe shkurtit dhe kjo duke përdorur kompjuterin e tij në shtëpi, para se këto të publikoheshin.

r.b/NOA

KOMENTE