English

Shkurt, Rrethet, Në Ditën Botërore Të Dhurimit Vullnetar Të Gjakut

T * Korçë, dhurohet gjak në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit KORÇË - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, Dega e Kryqit të Kuq Shqiptar të Korçës, organizoi ditën e hënë, një aksion për dhurimin e gjakut. Sekretari i Degës së Kryqit të Kuq për Korçën, Mikel Vllahu, tha se nën moton "Dhuroj gjak për të shpëtuar një jetë", pranë Bankës së Gjakut në Spitalin Rajonal të Korçës, u paraqitën dhjetra qytetarë korçarë, të cilët dhuruan gjak. Ndër dhuruesit, të parët, ishin vullnetarët e Kryqit të Kuq të Korçës, si dhe 20 punonjës të administratës së bashkisë së Korçës. Sipas personelit të Bankës së gjakut, Korçë, ditën e hënë, dhuruan gjak 30 persona, ndërkohë që gjatë dy muajve të fundit kanë dhuruar gjak 120 persona. Po sipas personelit të kësaj Banke, Korça me dhuruesit e vet të gjakut plotëson nevojat e veta për gjak dhe dërgon sasira të konsiderueshme edhe në spitalet e Tiranës, ku nevojat janë më të mëdha./b.fejzulla/ch/ *Bashkia dhuron gjak, nevojat nuk plotësohen FIER - Në Ditën Botërore të Dhumrimit Vullnetar të Gjakut, punonjësit e bashkisë së Fierit dhuruan gjak në një senacë të organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar, dega lokale. Fieri është një numër të lartë pacientësh që kanë nevojë të përhershme për gjak, ndërsa sasia e gjakut të dhuruar vazhdon të jetë në kritike, sipas degës së Kryqit të Kuq. "Gjendja e rezervave të gjakut në Fier është alarmante në krahasim me nevojat," tha Kryetari i Degës së Kryqit të Kuq, Nazmi Bregasi. "Fieri ka një numër të lartë (rreth 100 fëmijë) me talasemi, të cilët kanë nevojë të vazhdueshme për gjak," tha Bregasi. "Është kjo arsyeja që dega e Kryqit të Kuq në Fier ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese me komunitetin, me institucionet, lidhur me dhurimin vullnetar të gjakut," tha Bregasi. Dhurimi i gjakut, sipas Bregasit, "i bën mirë shëndetit" të dhuruesit./rr.isufaj/ * Vlorë, numër i paktë dhuruesish në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut VLORË - Numri i dhuruesve të gjakut në Ditën Botërore të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, në qytetin e Vlorës, ishte i pakët. Në çadrën e ngritur me këtë rast nga dega e Kryqit të Kuq të këtij qyteti në një mjedis të gjelbëruar në afërsi të bulevardit kryesor, u paraqitën pak qytetarë. Sekretari i degës së Kryqit të Kuq, Gjergji Diamandi, tha për ATSH-në se, gjatë javëve të fundit u zhvilluan mjaft aktivitete sensibilizuese për këtë qëllim. Krahas kësaj, mjaft punonjës të institucioneve të ndryshme vendore u bënë pjesë e aktiviteteve të tilla, duke dhuruar vullnetarisht gjak. Mes tyre, drejtues dhe punonjës të administrative të Këshillit të Qarkut dhe të Bashkisë, dhuruan vullnetarisht gjak duke i paraprirë kësaj dite, ku, sipas Diamandit, nuk u arrit numri i pritshëm i dhuruesve./h.koçi/ ch/
KOMENTE