Sondazh - Britani - Për Refugjatët, Britanikët Janë Miqësor Dhe Mikpritës
LONDËR, 14 qershor /ATSH-ANSA/ - Britanikët? Janë miqësor, të edukuar, mikpritës dhe në përgjithësi janë gjëja më e mirë që mund të gjesh në Britani, ose të paktën kështu mendojnë refugjatët për motive politike dhe humanitare në Mbretërinë e Bashkuara, me të cilët është kryer një sondazh nga kompania "Ipsos Mori" për llogari të organizatës "Refugee Action".
Për 44 për qind të 327 personave të intervistuar, kënaqësia më e madhe në vend janë pikërisht qytetarët, ndjekur nga 42 për qind të cilët mendojnë për futbollin dhe nga 41 për qind të cilët mendojnë se e veçantë është shoqëria shumëkulturore.
Sipas 52 për qind të të intervistuarve karakteristika që i përshkruan më mirë britanikët është "miqësor", ndjekur nga "të edukuar" (35%) dhe në vend të tretë nga "të përkushtuar për futbollin" (27%).
Personaliteti që admirojnë më shumë në Britani është Mbretëresha (49%), ndjekur nga e ndjera Princeshë Diana (48%) dhe David Beckham (41%). Për 50 për qind të të intervistuarve gjëja më e rëndësishme që gjejnë në vendin miqësor është "respektimi i të drejtave të njeriut" dhe për 40 për qind është liria e fjalës.
Duke komentuar rezultatet, Jill Roberts, drejtoresha e "Refugee Action" deklaroi: "Është një sondazh shumë pozitiv, që sfidon shumë perceptime të zakonshme të eksperiencës së refugjatëve në Britaninë e madhe. Rezultatet dëshmojnë se sa shumë gjëra kemi të përbashkëta me refugjatët që kërkojnë azil".
/e.v/.