Sport-Botëror/ Grupi E, Holanda E Nis Me Fitore Kupën E Botës
S
TIRANË, 14 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Holanda, një nga ekipet favorite të Kupës së Botës, "Afrika e Jugut 2010", e ka nisur mbarë fushatën e saj në këtë botëror.
"Tulipanët" e kanë fituar 2-0 sfidën e parë në grupin E përballë Danimarkës, një ndeshje që nuk dha emocionet e pritura nga sportdashësit.
Pjesa e parë ka qenë e vakët në raste dhe me gabime të shumta nga të dy ekipet. Skuadrat u shfaqën të paqarta në veprimet sulmuese, duke bërë që 45-minutëshi i parë të mbyllet me rrjeta të paprekura.
Ende pa filluar mirë fraksioni i dytë, Simon Poulsen dërgoi topin gabimisht në portën e vet, duke ndëshkuar danezët. Goli i dytë, me autor Dirk Kait, erdhi pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Në orën 16:00 Kameruni dhe Japonia do të përballen mes tyre në sfidën tjetër të grupit E.
Hollandë - Danimarkë 2-0
Shënues: S. Poulse (aut) 46', Kuyt 85'
Hollanda (4-2-3-1): Stekelenburg 6; Van der viel 6, Heitinga 6, Mathijsen 6, Van Bronckhorst 6; Van Bommel 6, De Jong 5,5 (De Zeeuv); Kuyt 6,5, Sneijder 6, Van Der Vaart 5,5 (Elia 6); Van Persie 6 (Afellay 6). Trajner Bert Van Marvijk.
Danimarka (4-4-2): Soerensen 5,5; S. Poulsen 5, Kjaer 5,5, Agger 5, Jacobsen 5; Jorgensen 5, Kahlenberg 5,5 (Eriksen 5,5), C. Poulsen 5, Enevoldsen 5,5 (Gronkjaer 5); Rommedahl 5,5, Bendtner 5,5 (Beckmann 5). Trajner Morten Olsen.
/s.s./