Sport-Botëror/ Grupi E, Japonia Arrin Të Zbusë "Luanët Afrikanë"
TIRANË, 14 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Japonia fitoi 1-0 sfidën e stadiumit Bloemfontein ndaj Kamerunit, e vlefshme për grupin E.
Rasti i vetëm për t'u shënuar gjatë pjesës së parë është goli i Hondas, që shfrytëzoi më së miri një krosim të Matsuit në minutën e 39-të dhe me të majtën mposhti portierin kamerunas Souleymanou, duke i dhuruar tre pikët e para aziatikëve.
Në pjesën e dytë sulmesi kamerunas Samuel Eto'o u përpoq të shënonte në disa raste, por nuk mjaftoi për t'i dhënë tre pikët e para "luanëve afrikanë", që në fund të ndeshjes ishin afër barazimit, duke goditur shtyllën me anë të Mbia.
Japoni - Kamerun 1-0
Shënues: Honda 39'
Japoni (4-5-1): Kauashima; Nagatomo, Nakazaua, Tanaka, Komano; Matsui (Okazaki), Honda, Abe, Hasebe (Inamoto), Endo. Trajner. Okada.
Kamerun (4-3-3): Souleymanou; Assou-Ekotto, Bassong, Nkolou, Mbia; Enoh, Makoun (Geremi), Matip (Emana); Choupo-Moting, Webo, Eto'o. Trajner: Poul Le Guen./s.s./