Sport-Botëror/ Grupi E, Kameruni Kërkon Fitoren E Parë Ndaj Japonisë
-"The Samurai Blue" janë të pamundur në tri ndeshje direkte me Kamerunin duke fituar dy herë -
TIRANË, 14 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Japonia dhe Kameruni do të përballen sot në orën 16:00 midis tyre në Bloemfontein, teksa "luanët" kamerunas shihen si ekipi më i mirë afrikan i momentit.
Formacioni i Paul Le Guen shpreson të përsërisë suksesin e Botërorit të vitit 1990 kur u ndalën në çerekfinale përpara se të humbnin me Anglinë.
Skuadra afrikane nuk ka bërë më pas ndonjë paraqitje mbresëlënëse, por me trajnerin Paul Le Guen mund të marrë maksimumin kundër Japonisë.
"The Samurai Blue" janë të pamundur në tri ndeshje direkte me Kamerunin, duke fituar dy herë, por Japonia nuk ka fituar asnjë ndeshje në Kupën e Botës jashtë shtëpisë së saj, duke humbur pesë nga gjashtë ndeshjet në fushë të huaj.
Formacioni japonez i udhëhequr nga Takeshi Okada bëri një paraqitje të dobët në miqësore, duke humbur katër ndeshjet miqësore kundër Serbisë, Koresë së Jugut, Anglisë dhe Bregut të Fildishtë, dhe duke barazuar 0-0 me Zimbabven. /a.ke/