English

Tiranë, Arrestohet Një 46 Vjeçar Në Kërkim Për Mashtrim

TIRANË, 14 Qershor /ATSH/ - Policia e kryeqytetit arrestoi sot një 46 vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 10 vjet heqje lirie për "mashtrim". Burime zyrtare të policisë së Tiranës thanë sot për ATSH-në se, i shumëkërkuari Gëzim Tomani, akuzohet se përmes një kontrate huamarrëse, ka mashtruar dy shtetas, duke i marrë një shumë parash prej 75 mijë dollarësh, me pretekstin e kthimit me përqindje të kësaj shume. Sipas policisë, ky shtetas për të siguruar kthimin e shumave të parave të konsiderueshme brenda afateve të çdo muaji dy shtetasve të dëmtuar, kishte lënë si garanci pasurore pasuri të luajtëshme. Ndërkohë, nën akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit me pasoja për jetën", policia arrestoi mbrëmjen e djeshme shtetasin Mario Çibaku nga Tirana. Policia bëri të ditur se 33 vjeçari Çibaku akuzohet se, mbrëmjen e së dielës, teksa udhëtonte me mjetin e tij në superstradën Tiranë - Durrës, ka aksidentuar pranë një pike karburanti një 48 vjeçar nga Tirana, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëherëshme. Po dje, shërbimet e Hetimit të Aksidenteve Rrugore, arrestuan shtetasin Valter Bushpali, i cili teksa udhëtonte me motorin e tij, është përplasur me një motocikletë, duke vënë në rrezik jetën e drejtuesit të saj. /m.sh/s.s./
KOMENTE