English

Vlore: Mot Me Vranesira, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 14 qershor/ATSH-H.Koçi/.- Situata meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës parashikohet të karakterizohet nga zhvillime resh dhe vranësira, që do të vijnë duke u pakësuar. Vlerat e temperaturave do të jenë pothuajse në të njëjtit tregues si edhe një ditë më parë, ndërkohë që kushtet e lundrimit do të jenë normale. Duke shfrytëzuar këto kushte të favorshme, më shumë se 20 peshkarexha janë në aktivitet të vazhdueshëm gjuetie duke dalë për peshkim në një zonë të gjerë detare deri në 5 milje në perëndim të ishullit të Sazanit. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se sot era do të ketë të njëjtin drejtim në kuadratin Jug-Juglindje me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 32-34 gradë celsius dhe ato minimale në 22-24 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. Tragetet e linjës detare Brindisi-Vlorë pritet të lundrojnë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE