English

Zbulimi: Planeti Mars ka patur një oqean të madh dhe 40 mijë liqene

Kolorado, 14 Qershor, NOA - Marsi që është një planet blu, rreth 3.5 miliardë vjet më parë, një të tretën e tij e zinte një oqean ndërsa ka patur të paktën 40 mijë liqene.

Një fakt i tillë pohohet në një zbulim të botuar në revistën “Natura Geoscience”, me autor Gaetano Di Achille, nga universiteti i Kolorados, sipas të cilit, në planetin e Marsit gjatë kërkimeve janë gjetur gjurmë ekzistuese të një oqeani si edhe të 40 mijë lumenjve dhe liqeneve që mund të kenë ekzistuar më parë në territorin e tij.

“Cikli i ujit në Mars është shumë i ngjashëm me atë të Tokës, pasi ka patur reshje dhe uji që rodhi në sipërfaqe u grumbullua më pas në liqene dhe në një oqean të madh, ndërsa akullnajat e formuara u avulluan nga ndriçimi i madh i diellit”, shkruan autori.

"tha Achille, i cili u kthye në Itali për një periudhë të shkurtër. n.e//NOA

KOMENTE