English

Zhduket në mister një 15-vjeçare në Fier, policia flet për arsyet

Fier, 14 qershor 2010 NOA – Një vajzë e mitur nga Fieri është zhdukur dhe vendndodhja e saj ende mbetet e mistershme, afro 30 orë pas largimit në drejtim të panjohur, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Franceska Merkaj, ishte kthyer para pak kohësh nga Italia dhe prej 15 një muaji së bashku me familjen e saj në lagjen “Mbrostar Ferko” të qytetit të Fierit.

Liza Merkaj, nëna e të miturës, tregon se e bija u zhduk pikërisht pas një konflikti që patën në shtëpi.

Sipas nënës së të zhdukurës, Françeska që ju shihni në foto ishte grindur me Mateo Merkajn, djalin 13 vjeçar të xhaxhait të saj.

Madje sherri kaloi deri në dhunë sepse adoleshenti e ka qëlluar me mjete të forta në kurriz dhe më pas ka vrapuar.

Të njëjtën gjë ka bërë në nerva e sipër edhe e mitura por kjo pasi është parë për herë të fundit tek Unaza e qytetit, më tej asgjë nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Edhe pse nëna u përpoq të lidhej me vajzën, celulari i saj nuk përgjigjet pasi është i fikur.

e.b/r.n/NOA

KOMENTE