Afganistan - Të Paktën Tre Ushtarë Britanikë Të Vrarë Nga Shkëmbimet E Zjarrit Me Rebelët
LONDËR, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Tre ushtarë britanikë humbën jetën në një shkëmbim zjarri në jug të Afganistanit, njoftoi sot ministria britanike e Mbrojtjes.
''Dy ushtarët u vranë sot nga dy shkëmbime zjarri ndërkohë që po patrullonin në këmbë në distriktin Nad-e Ali, në provincën jugore të Helmandit'', shtoi Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë.
Ndërkohë që një ushtar tjetër vra dje nga një shkëmbim zjarri me rebelët islamikë në distriktin Sangin (Helmand).
Këta tre të vdekur e çojnë në 298 numrin e ushtarëve britanikë që kanë humbur jetën në Afganistan që prej fillimit të operacionit nga koalicioni kundër talebanëve në vitin 2001./
/ec/ a.jor.