Napoli, 15 qershor, NOA - Policia italiane ka arrestuar sot një mafioz të një nga rrjeteve kriminal më të rrezikshëm, Kamorra.
Bëhet fjalë për Nikola Scavione, i cili është arrestuar mëngjesin e sotëm, në vilën e tij pranë Napolit, ku ishte edhe baza e grupit të tij.
Scavione akuzohet për vrasjen e trefishtë të Françesko Buonano, Modestino Minutolo e Giovan Batista Papa.
Ndërkohë që mbi të rëndojnë dhe një sërë vrasjesh të tjera dhe krimesh të rënda të ndodhura gjatë kohëve të fundit,
Besohet se Sciavone ka udhëhequr klanin Casalesi, një grup me vrasës, shantazhistë dhe kontrabandues.
Ai është djali i mafiozit tashmë të burgosur, Françesko Sciavone, i cili me vite të tëra ishte drejtues i atij klani. Françesko Sciavone njihej në botën e krimit me emrin “Sandokan”.
m.xh/NOA/ANSA