Axhenda Ndërkombëtare 15 Qershor 2010
KRYESORE
-----------------
OCH/BICHKEK/XHALAL-ABAD - Vazhdon situata në jug të Kirgistanit pas dhunës ndëretnike që shkaktoi të paktën 170 viktima dhe qindra mijëra të shpërngulur drejt Uzbekistanit, i cili ka mbyllur kufirin.
RUSTENBURG/PORT-ELIZABET/JOHANESBURG - Dita e pestë e ''Kupës së Botës'' në futboll në Afrikën e Jugut. Në Rustenburg, Zelanda e Re-Sllovaki (11:30), e grupit F. Në Port-Elizabet, Bregu i Fildishtë-Portugali (14:00) dhe në Johanesburg, Brazil-Kore e Veriut (18:30), për Grupin G.
PENSACOLA/UASHINGTON - Presidenti amerikan zhvillon një vizitë dyditore në shtetin e jugor të SHBA-së, të prekur nga derdhja e naftës në det.
- Në Uashington, Barack Obama fjalimi solemn i drejtuar amerikanëve gjatë një transmetimi të drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë lidhur me njollën e naftës që ka dëmtuar brigjet e vendit që prej tetë javësh.
- Audit në Senat lidhur me impaktin e njollës së naftës në Gjirin e Meksikës mbi shëndetin.
TË TJERA
--------------
JERUSALEM - Vazhdojnë zhvillimet pas krijimit të një komisioni publik izraelit, me dy vëzhgues të huaj, që është ngarkuar të hetojë lidhur me sulmin e komandove vendase ndaj një flotiljeje ndërkombëtare më 31 maj, fakt që është kritikuar shumë nga Turqia dhe palestinezët.
STRASBOURG (Parlamenti Evropian) - Konferencë për Shtyp e Komisionit Evropian i cili shpreh opinionin lidhur me përpjekjet e realizuara nga 12 vende ndër të cilat Spanja, Franca, Portugalia dhe Gjermania, për reduktimin e deficiteve të tyre eksesive.
ATHINË - Vazhdon situata në Greqi ndërkohë që Agjencia e Vlerësimit ''Moody'' ka ulur notën e saj për vendin, nga "A3" në "Ba1", që e vendos vendin fqinj në kategorinë ''spekulative'' që përbën rrezik për mos pagimin e borxhit të saj publik. Athina e ka konsideruar këtë kategorizim të pabazë.
SHARM EL-SHEIK - Presidenti egjiptian, Hosni Moubarak takon presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
UASHINGTON - Gjenerali David Petraeus, komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan, do të mbajë një fjalim para Komisionit të Senatit për Mbrojtjen lidhur me situatën në Afganistan.
BRUKSEL - Vazhdojnë negociatat politike në Belgjikë për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve legjislative./
/i.p/