Be Dhe Moldavia Fillojnë Negociatat Për Liberalizimin E Vizave
LUKSEMBURG, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian dhe Moldavia filluan sot negociatat në kuadër të liberalizimit të vizave, njoftuan kryeministri moldav, Vlad Filat dhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule.
"Ka ardhur dita që ne të vendosim hapjen e një dialogu për vizat, objektivi final i të cilit do të jetë heqja e detyrimit nga vizat për moldavët që do të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian'', njoftoi Stefan Füle.
''Kjo provë besimi do të kontribuojë në konsolidimin e shtetit tonë'', theksoi Vlad Filat duke nënvizuar se Bashkimi Evropian do të fitojë një partner të ri që do të kontribojë në ndërtimin e hapësirës së lirë evropiane.
''Moldavia po punon për përmbushjen e kushteve për të arritur liberalizimin e regjimit të vizave'', nënvizoi Filat./
/ec/ a.jor.