Berisha: Liberalizimi I Vizave, Po Plotësojmë Të Gjitha Kushtet
TIRANË, 15 Qershor/M. Marini- ATSH/- Procesi i liberalizimit të vizave ecën mbi bazën e plotësimit të kushteve ndaj dhe qeveria shqiptare do të plotësojë çdo kusht që qytetarët shqiptare të gëzojnë lirinë e lëvizjes në hapësirën Shengen.
Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ndërministror për Integrimin kryeministri Sali Berisha theksoi përpjekjet që po bëhën mbi zbatimin e strategjisë për riintegrimin e të kthyerëve si dhe kërkoi që të intesifikohet sensibilizimi i qytetarëve shqiptarëve mbi domethënien e heqjes së vizave, një proces që pritet të ndodh brenda këtij viti.
Në muajin korrik pritet të vijnë në Tiranë inspekorët e Komisionit Evropian për të parë në vend plotësimin e tre kërkesave shtesë të lëna nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, strategjia për riintegrimin e të kthyerëve, zbatimi i ligjit të luftës kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjit antitrafik. /k.sh/ (vijon)