English

Bjellorusia Refuzon Ekstradimin E Presidentit Të Rrëzuar Të Kirgistanit

MINSK, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Bjellorusia njoftoi sot se kishte rrëzuar kërkesën për ekstradimin e presidentit të rrëzuar të Kirgistanit, Kourmanbek Bakiev, i cili ndodhet në këtë ish-Republikë sovjetike. "Javën e kaluar, prokuroria e Bjellorusisë dërgoi refuzimin e kërkesës së bërë nga Kirgistani për ekstradimin e presidentit Bakiev", theksoi zëdhënësi i prokurorisë, Piotr Kisselev. "Letra me refuzimin u nënshkrua nga kryeprokurori i Bjellorusisë'', theksoi zëdhënësi. Presidenti i rrëzuar u arratis nga Kirgistani pas në kryengritjeje ppullore në fillim të muajit prill. Ai u akuzua nga autoritetet për vdekjen e 87 personave të vrarë gjatë përleshjeve që çuan në rrëzimin e regjimit të tij./ /ec/ a.jor
KOMENTE