English

Botërori sot na dhuroi dy barazime

Kejptaun, 15 Qershor, NOA – Bregu i Fildishtë - Portugalia 0:0 dhe Zelanda e Re – Sllovakia 1:1, kanë qenë rezultatet e dy ndeshjeve ditën e sotme të zhvilluara deri në këto momente në kuadrin e kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”.

Ndërkaq, në mbrëmje pritet që të ndeshet Brazili me Korenë Veriore, ndeshje e vlefshme kjo për grupin G, ashtu siç ishte në fakt edhe ajo mes Bregut të Fildishtë dhe Portugalisë, e cila sapo përfundoi.

Asnjëra nga palët nuk ka mundur të shënojë, megjithëse që të dyja ishin mjaft atraktive dhe e mbajtën gjallë gjithë lojën përmes sulmesh të shumta.

Ndërkaq, kapiteni i njohur i Portugalisë, Kristiano Ronaldo, e tentoi disa herë portën e afrikanëve, por pa mundur të shënojë dot brenda saj, për t’i dhënë një fitore ekipit të tij të kombëtares.

n.e/NOA

KOMENTE