Johanesburg, 15 Qershor, NOA – Kampionat Botëror në Afrikën e Jugut sot do të vijojë me ndeshjet hapëse të Grupit G, i cili përfshin Brazilin, Portugalinë, Bregun e Fildishtë dhe Korenë e Veriut.
Ndeshja e parë është ajo mes Portugalisë kundër Bregut të Fildishtë, ku e para ka arritur që të jetë edhe nënkampione bote, pra një skuadër që nuk mund të merret dhe aq lehtë e ka treguar vlerat e saj në kampionatet botërore.
Ndërsa ndeshja e dytë pritet që të nxjerrë në pah Brazilin si fitues të saj, pasi ka marrë për 4 herë me radhë titullin kampion bote, e megjithatë koreano-veriorët kanë deklaruar se kanë të kënaqur me pjesëmarrjen e tyre në Botëror.
n.e/NOA