English

Dosja sekrete e FBI: Mafia, shantazh vëllezërve Kenedi përmes Frenk Sinatrës

Uashington, 15 Qershor, NOA - Një dosje e fshehtë e FBI-së amerikane, tregon sesi kjo agjenci federale ka hetuar mundësinë se mafia donte ta përdorte këngëtarin e madh Frank Sinatra për t’u bërë shantazh vëllezërve Kenedi përmes situatash të fshehta seksuale në rrethin e tij personal të këngëtareve të famshme.

Informacioni u prit në selinë e FBI-së në Uashington nga ana e zyrtarëve të zyrës së Miluaukee, i cili citon zërin e një informatori mëse të sigurt dhe të besueshëm se mafia amerikane po kërkonte një mënyrë për të marrë hak mbi Bob Kenedin pas sulmit të të parit në rolin e prokurorit të Përgjithshëm, kundër krimit të organizuar, si edhe ndaj dy vëllezërve të tjerë Xhon dhe Ted Kenedi.

Dokumenti, i cili daton në vitin 1965, tregon sesi agjentët federalë ishin duke mbledhur prova të mjaftueshme sesi mafia donte ta përdorte Sinatrën e famshëm që ai t’i fuste në kurth vëllezërit Kenedi, duke u krijuar situata të kompromentuara dhe për t’u bërë më pas shantazh.

Në fokusin e mafias ka qenë edhe Peter Lauford, aktori anëtar i klanit Sinatra, që ishte martuar me Patricia Kennedy.

Por drejtori i FBI, J. Edgar Hoover, nuk arritit dot kurrë që të gjente konfirmim të atij informacioni.

Mijëra faqe të kësaj dosje janë të dominuar nga kërcënimet me vdekje kundër Ted Kenedi.

Por një tjetër dokument në dosje përmban pjesëmarrjen në të njëjtin hotel të tre vëllezërve Kenedi, Frank Sinatrës dhe Marlin Monrosë.

n.e/NOA

KOMENTE