Shkup, 15 qershor, NOA - Komisioni Evropian për luftë kundër racizmit dhe jotolerancës (EKRI) konstaton në raportin më të fundit se ndarja etnike në Maqedoni, sidomos në sistemin shkollor është shumë më e madhe.
EKRI e përshëndet përparimin pozitiv të vërejtur në Republikën e Maqedonisë në pesë vitet e kaluara, megjithatë, krahas përparimit të arritur, mbeten disa tendenca brengosëse.
Këtu mendohet në atë se Maqedonia akoma nuk ka nënshkruar dhe ratifikuar disa instrumente të rëndësishme ndërkombëtare të cilave EKRI iu jep rëndësi të madhe, si Karta Evropiane për gjuhë rajonale dhe minoritare. Në planin e së drejtës së brendshme, dispozitat të cilat janë në fuqi dhe kanë të bëjnë me barazinë ose me luftën kundër racizmit dhe diskriminimit akoma kanë dobësi të rëndësishme, rastet e zbatimit të tyre nga organet e jurisprudencës janë të rralla.
Kështu siç ishte nënshkruar, në momentin e përgatitjes së këtij dokumenti të EKRI-t, projektligji për luftë kundër diskriminimit ishte ekspozuar në kritika të ashpra.
Në Maqedoni mungon edhe organi i posaçëm për luftë kundër racizmit dhe diskriminimit i cili i plotëson kushtet e shënuara në rekomandimet e përgjithshme të EKRI-t. Sa i përket çështjes për qasjen deri te udhëheqja adekuate gjyqësore para organeve të drejtësisë, për personat të cilët nuk i përkasin popullatës shumicë, sipas EKRI-t duket se kjo çështje nuk është zgjidhur tërësisht.
EKRI konstaton se ndarja etnike në sistemin shkollor të Maqedonisë është shumë e madhe, se materiali shkollor dhe metodat pedagogjike nuk janë të volitshme, ndërsa mësimi i gjuhëve të tjera të ndryshme nga ajo maqedonase duket i pamjaftueshëm ose me cilësi të keqe, shkalla e nxënësve të cilët e braktisin sistemin shkollor dhe mos shkuarja në mësim të fëmijëve- romë është mjaft brengosëse, gjithashtu edhe inkuadrimi i tyre në strukturat e destinuara për nxënësit të cilët kanë hendikap mental.
EKRI nuk është e brengosur vetëm për situatën e romëve në sferën e arsimit, por edhe për papunësinë, kushtet e banimit, mbrojtjen shëndetësore dhe mungesën e mjeteve për zbatimin e pjesës së masave të cilat janë shënuar me "Dekada e romëve". Për EKRI-n alarmante është posaçërisht edhe pozita e grave-rome, të cilat paraqiten në diskriminim të dyfishtë, gjithashtu edhe problemi i fëmijëve të cilët janë në rrugë, prej të cilëve numri më i madh janë nga familjet rome.
Burimet joqeveritare EKRI-t i transmetuan se diskutimet e jotolerancës ndërkombëtare janë theksuar dhe se difuzioni i stereo-tipeve, si dhe i incidenteve me armiqësi etnike nëpër media akoma është aktuale. Sa i përket ndarjes së mediave sipas fuqisë dhe linjës etnike dhe "etniciteti" i informacioneve, akoma mbeten dhe janë rregulla në mediat e Maqedonisë.
Parë në përgjithësi, sipas EKRI-t, Maqedonia është prekur nga ndarja e madhe etnike, e cila duket se nuk është zvogëluar pas publikimit të raportit të tretë në vitin 2005. Marrëdhëniet mes popullatës shumicë dhe minoritetit shqiptar nuk janë më pak të ashpërsuara në krahasim me të kaluarën, edhe pse ka pak raste individuale të përleshjeve ndëretnike.
Nga ana tjetër nevojitet të arrihet akoma përparim që të merret parasysh situata e pakicave të tjera përveç asaj shqiptare dhe të garantohet barazia e tyre në të gjitha fushat e jetesës.
NOA-INA