English

Elbasan: Reparti Zjarrfikës, Masa Për Përballimin E Rasteve Të Zjarreve Në Stinën E Verës

ELBASAN, 15 Qershor/ATSH-Miranda Sadiku/-Për t'i paraprirë rritjes së temperaturave si dhe evitimit në kohë të zjarreve sektori i zjarrfikëses në qytetin e Elbasanit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për shuarjen në kohë të vatrave të zjarrit. "I gjithë efektivi i zjarrëfikëses dhe makineritë janë në dispozicion për t'i shërbyer komunitetit," thuhej në një komunikatë të PMNZSH-së së Elbasanit, shpërndarë sot për mediat. Në bashkëpunim dhe me policinë, ujësjellësin si dhe komunitetin, reparti i zjarrfikëses do të përballojë sezonin e verës ku rrezikshmëria e rënies së zjarreve është evidente, vazhdon komunikata. Prioritet për këtë vit u është dhënë pyjeve, duke kërkuar bashkëpunimin e kryetarëve të komunave pasi 50 për qind e administrimit të pyjeve i ka kaluar këtyre të fundit. Në kahasim me vitin 2007 rastet e rënies së zjarrit në qarkun e Elbasanit kanë ardhur në rënie./ch/
KOMENTE