Johanesburg, 15 qershor, NOA – Janë përjashtuar nga stadiumi i “Socer City” në Afrikën e Jugut dhe më pas janë mbajtur për disa orë në zyrat e FIFA-s, 36 bionde holandeze, të cilat kanë bërë tifo për skuadrën e tyre.
Sipas FIFA-s ndalimi i tyre është bërë sepse në shkallët e stadiumit kanë mbështetur kombëtaren hollandeze me një veshje mjaft provokuese.
Të veshura me një fund portokalli dhe mjaft të shkurtër, tifozet bionde kanë tërhequr vëmendjen e medias, por jo vetëm. Sipas FIFA shumë prej tifozëve të tjerë janë ndjerë të provokuar nga paraqitja e bukurosheve holandeze.
Më konkretisht FIFA pretendon se janë thyer edhe rregullat e marketingut, duke qenë se veshjet e vajzave janë financuar nga një firmë holandeze e prodhimit të birrës.
“36 hollandezet, të veshura në një mënyrë seksi janë nxjerrë jashtë stadiumit sepse kishi veshur rroba që ishin financuar nga një fabrikë birre”, thuhet në sqarimin e FIFA-s.
m.xh/NOA