English

Gjendet i varur një burrë te kolonat e plazhit

Durrës, 15 Qershor, NOA – Një burrë është gjendur i varur nga kalimtarët te kolonat e Pistës së Re në plazhin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja konfirmohet në mënyrë paraprake prej burimeve policore të qytetit bregdetar për agjencinë e Lajmeve NOA, duke sqaruar se viktima rezulton të jetë rreth moshës 40 vjeç, por ende i paidentifikuar prej tyre.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vazhdon kryerjen e veprimeve të para për identifikimin e kufomës, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Paraprakisht mendohet se kemi të bëjmë me një vetëvarje”, pohojnë për NOA-n, burimet policore, të cilat pritet të komunikojnë në orët e ardhshme identiktin e vërtetë të viktimës.

Ato kanë dhënë më pas edhe disa detaje të saj, në mënyrë që të ndihmohet gjetja sa më parë se cili është personi i vetëvarur.

Kështu, burimet policore konfirmojnë se viktima është rreth 1.80 cm i gjatë, rreth 40 vjeç, me trup mesatar, flokë të zinj pjesërisht të thinjur, mjekër tek pjesa e nofullave dhe se mban të veshura shapka të zeza, pantallona treçerekëshe ngjyrë bezhë e zënë dhe një bluzë ngjyrë bezhë e lehtë... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE