English

Greqia Sërish Skenë E Grevave Masive

ATHINË, 15 qershor /ATSH-MIA/ - Të punësuarit në sektorin publik në Greqi paralajmërojnë greva të reja në shenjë proteste kundër programit qeveritar për kursim. Të punësuarit në metronë greke nesër do të fillojnë një grevë 24-orëshe, që do të bllokojë transportin në kryeqytetin grek. Ata vendosën për një hap të tillë në shenjë solidariteti me mbi 280 kolegë të cilëve u kanoset rreziku i largimit nga puna. Të gjithë të punësuarit në transportin publik paralajmëruan të enjten ndërprerje pesëorëshe të punës për shkak të uljes së përfitimit mujor dhe ndryshimeve jo të pranueshme në sistemin e mbrojtjes sociale./ a.jor.
KOMENTE