Prishtinë, 15 qershor, NOA – “Do të hapet një kapitull i ri, kapitulli i perspektivës euroatlantike të Kosovës në NATO dhe BE”.
Kështu është shprehur kryeministri Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes së rregullt të qeverisë së Kosovës, duke komentuar deklaratën e Grupit Ndërkombëtar Drejtues e cila u publikua sot për zhvillimet në shtetin më të ri të Evropës.
“Është një dëshmi e një mbështetje edhe më unike ndërkombëtare për Kosovën në veçanti për konsolidimin e institucioneve shtetërore të Kosovës për zbatimin e kritereve demokratike në të gjitha sferat, qoftë në politikë, ekonomi apo në legjislacion, por edhe për përgatitjet që Kosova ka bërë për të pritur sa më e koordinuar me gjithë partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë pavarësisht nga opinioni, që ne mendojmë se do të jetë pozitiv në favor të vendimit të institucioneve të Kosovës për shpalljen e Kosovës shtet në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
n.e/NOA