English

Human Rights Uatch: Të hetohet si u arrestua Kurti

Prishtinë, 15 Qershor, NOA - Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) duhet të nisë një hetim të pavarur mbi operacionin e policisë për arrestimin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Një fakt i tillë pohohet në një deklaratë të Human Rights Uatch, sipas të cilës, duhet hetuar operacioni që kishte filluar si përpjekje për të arrestuar aktivistin politik, Albin Kurti.

"Policia e Kosovës duhet të përgjigjet në shumë pyetje serioze rreth këtij operacioni të arrestimit", ka thënë Uanda Troszczynska-van Genderen, përfaqësuese për Ballkanin Perëndimor në organizatën HRU.

Duke shtuar se një hetim i pavarur mbi këtë incident është thelbësor për të garantuar kredibilitetin e policisë dhe për të mbrojtur sundimin e ligjit.

n.e/NOA

KOMENTE