English

Hyseni: Kosova I Jep Rendesi Te Madhe Marredhenieve Me Fqinjet

PRISHTINË, 15 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Kosova i jep rëndësi të madhe marrëdhënieve me fqinjët, duke i konsideruar ato si faktor paqeje dhe stabiliteti në tërë rajonin e Ballkanit, tha sot ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni. Duke i konsideruar marrëdhëniet me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë si të shkëlqyera, ministri Hyseni sa u përket marrëdhënieve me Serbinë konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për marrëdhënie të mira edhe me këtë vend fqinj. Ai ripërsëriti qëndrimin e njohur se Kosovës dhe Serbisë do i duhet të bisedojnë për çështje të karakterit praktik e që janë jetike për qytetarët e të dy vendeve. Ministri Hyseni hodhi po ashtu poshtë çdo lloj skenari të mundshëm për ribisedime për statusin apo për ndarje të Kosovës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Hyseni ka pritur sot delegacionin e komitetit kosovaro-francez për Partneritet, kryesuar nga Christian Menard. Gjatë takimit, ministri Hyseni dhe mysafirët e tij, biseduan gjatë për shumë çështje që kishin të bënin me Kosovën dhe rajonin. /a.ke/
KOMENTE