English

Identifikohet burri që vrau veten në Durrës

Durrës, 15 qershor, NOA – Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin e personit që u gjend i varur nga kalimtarët te kolonat e Pistës së Re në plazhin e Durrësit, në orët e para të mëngjesit.

Bëhet fjalë për Shpëtim Agollin, 50 vjeç, banues në lagjen 1 Durrës. Identifikimi i tij u bë nga familjarët.

Policia sqaron se po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mendohet se Agolli ka vendosur të vras veten si pasojë e depresionit. Sipas policisë, Agolli ka qenë i divorcuar.

m.xh/NOA

KOMENTE