English

Irlanda Dëbon Një Nëpunës Të Ambasadës Izraelite

LONDËR, 15 qershor /ATSH-ANSA/ - Irlanda i ka kërkuar Izraelit të tërheqë një punonjës të ambasadës në Dublin në shenjë proteste kundër përdorimit të pasaportave irlandeze false që u përdorën nga një komandë izraelite që në janar eliminoi një lider të Hamasit në Dubai. "Hetimi i 'Passport Service Office' ka konfirmuar se tetë pasaportat irlandeze që u përdorën nga personat e dyshuar për vrasjen e Mahmud Mabhouh ishin false", deklaroi ministri i Jashtëm izraelit, Michael Martin. "Përdorimi i paligjshëm i pasaportave irlandeze nga ana e një shteti tjetër me të cilin Irlanda ka marrëdhënie miqësore është e papranueshme dhe kërkon një përgjigje të prerë", shtoi ministri. /e.v/
KOMENTE