English

Këshilli i Sigurimit: Dhuna në Kirgizistan, e dënueshme

Nju Jork, 15 Qershor, NOA – Dhuna e ushtruar në Kirgizistan mes dy grupeve etnike, kirgizëve dhe uzbekëve nga e cila kanë mbetur mëse 124 të vrarë dhe 3000 të plagosur, është e dënueshme.

Një apel të tillë për vendin që gjendet në konflikt e ka drejtuar Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara pas një takimi të posaçëm të tij mbi situatën e rënduar në këtë vend.

Anëtarët e përhershëm të tij bënë thirrje për qetësi dhe kthim të sundimit të ligjit, kurse nënsekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për Çështje Politike, Lin Pasko bëri thirrje për krijimin urgjent të një korridori humanitar që të dërgohen ndihmat. Ndërkohë, Organizata për Siguri Kolektive, e prirë nga Rusia, ka propozuar dërgimin e helikopterëve dhe pajisjeve për t’i ndihmuar qeverisë kirgize që të ndalë trazirat. n.e/NOA

KOMENTE