English

Kirgistan - Shba Kërkon Veprim Ndërkombëtar Të Koordinuar

UASHINGTON, 15 qershor /ATSH-ANSA/ - Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me qeverinë e përkohshme të Kirgistanit, me Rusinë dhe me organizata ndërkombëtare si OKB dhe OSBE për "një reagim ndërkombëtar të koordinuar për krizën në Kirgistan", shkaktuar nga dhuna ndëretnike. Prioritetet e publikuara sot nga Departamenti amerikan i Shtetit, nëpërmjet zëdhënësit Philip Crowley, janë ato për t'i "dhënë mbështetje qeverisë provizore në stabilizimin e situatës". "Sigurisht ka nevoja humanitare në rritje. Do të dëgjojmë me vëmendje për nevojat e Kirgistanit dhe aktualisht po kërkojmë të japim një mbështetje ndërkombëtare", deklaroi zëdhënësi amerikan. "Jemi në kontakt me qeverinë ruse, ashtu si me OKB-në dhe OSBE-në për të parë se çfarë mund të bëjmë së bashku për të ndihmuar qytetarët e Kirgistanit", shtoi Crowley. Baza ushtarake që përdoret nga Shtetet e Bashkuara në vend nuk është prekur ende nga kriza e brendshme, theksoi zëdhënësi. /e.v/
KOMENTE