English

Kirgistan - Unhcr: Rreth 275 000 Të Zhvendosur Nga Përshkallëzimi I Dhunës

GJENEVË, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR) shprehu frikën për një përshkallëzim të dhunës në rajonin ndëretnik të Kirgistanit, ku përleshjet e fundit kanë detyruar rreth 275 000 persona të largohen nga shtëpitë e tyre. "UNHCR-ja u alarmua nga shpejtësia e përshkallëzimit të dhunës që prej 10 qershorit në jug të Kirgistanit që ka shkaktuar shumë të vdekur dhe zhvendosjen e më shumë se 200 000 personave në vend'', theksoi një zëdhënës i UNHCR, Andrej Mahecic, në një konferencë shtypi. UNHCR-ja vendosi të dërgojë një ndihmë urgjente për mijëra refugjatë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE