English

Koksh- Nxënësit Shqiptare Pikturojnë Sportin Dhe Frymën Olimpike

TIRANË, 15 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), çeli sot në ambjentet e Muzeut Hstorik Kombëtar ekspozitën me titull "Olimpizmi në penelatat tanë". Ekspozita kishte punimet e disa nxënësve të talentuar në pikturë, që shprehnin me imagjinatën e tyre sesi e kuptojnë ata ndjenjën olimpike. Ekspozita u përshëndet edhe nga zv/ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Nora Malaj, e cila theksoi se "sot admirojmë një kontribut të sinqertë të këtyre fëmijëve të talentuar në mbështetje të edukimit, që me çiltërsinë e tyre e kanë hedhur në art idenë për sportin dhe olimpizmin". Nxënësit që me punimet e tyre kanë marrë pjesë në këtë konkurs, jane frymëzuar nga Lojerat Olimpike Rinore që do të zhvillohen për herë të parë në historinë e Lëvizjes Olimpike Botërore. Një nga qëllimet kryesore te organizimit te ketyre lojrave është edukimi i të rinjve jo vetem me sport, por edhe kulture dhe art. Organizimi i edicionit të parë të këtyre lojërave, qe është ngjarja më e madhe sportive për të rinj, do të mbahen në Singapor. Përfaqësuesja e KOKSH, ish-volejbollistja Ela Tase, u shpreh për ATSH-në mjaft e kënaqur për çeljen e kësaj ekspozite, e cila sipas saj, "tregon qartë se fëmijët shqiptare janë të talentuar dhe kanë dëshirë të jenë afër sportit". Ekspozita do të mbyllet në fundjavë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për nxënësin që ka realizuar pikturën më të mirë dhe për shkollën që ka prezantuar punimet më të mira. /a.ke/
KOMENTE