English

Kryeministri Berisha I Dergon Mesazh Urimi Madherise Se Saj, Mbretereshes Elizabeth Ii

TIRANE, 15 Qershor/ATSH/. - Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh urimi Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeth II, me rastin e përvjetorit të 84 të ditëlindjes. Sipas Zyres se Shtypit te Kryeministrise, në këtë mesazh, Kryeministri shprehet se "Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që me rastin e përvjetorit të 84 të ditëlindjes së Madhërisë Suaj, t'Ju përcjell në emrin tim, të qeverisë shqiptare dhe të gjithë qytetarëve të vendit tim, përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta për jetë të gjatë, shëndet e gëzime.Në këtë çast të shënuar, shqiptarët i bashkohen kremtimeve të kombit Tuaj mik për jetën, figurën dhe veprën e Madhërisë së Saj, e cila është dhe mbetet simbol integriteti dhe burim krenarie për qytetarët e vendit tuaj". Ne mesazh thuhet se "Rrezatimi i kësaj dite të vecantë, më jep mundësinë fatlume t'Ju rishpreh angazhimin dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare, që marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis të dy vendeve e qeverive, bazuar në ndjenjat e miqësisë së sinqertë ndërmjet të dy popujve tanë, t'i forcojmë e zgjerojmë edhe më tej në të ardhmen, në dobi të interesit dhe të mirës reciproke të të dy popujve e vendeve tona". "Shfrytëzoj këtë rast, t'Ju ripohoj, Madhërisë Suaj, sigurimet e respektit dhe konsideratës sime më të lartë", theksohet ne fund te mesazhit. /a.ke/
KOMENTE