English

Le Qelinë 28 Vjeçari Që Kanosi Shitësen E Një Dyqani Celularesh

- Gjykata caktoi masen e "detyrimit me paraqitje" për Elton Sutermanin, që mendohet se ka probleme me shëndetin mendor- TIRANË, 15 Qershor/ATSH/.- Ka lënë sot qelinë shtetasi Elton Sutermani, që kanosi me një pistoletë lodër shitesen e një dyqani celularesh para disa ditësh në Tiranë. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Rrethit Tiranë, e cila ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij nga "arrest me burg disa ditor" në "detyrim paraqitje" para organeve të rendit. Rivlerësimi i kësaj mase, erdhi pas konstatimit të problemeve që ai kishte me shëndetin mendor. 28 vjeçari Sutermani, nga Shkodra, u bë protagonist i ngjarjes së ndodhur afërsisht dy javë më parë në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë, ku ai, me një pistoletë lodër kanosi shitësen e një dyqani celularësh. Veprimi i tij "alarmoi" forcat e Policisë së Tiranës, që me një operacion të menjëhershëm arritën që të arrestojnë atë. Sipas komunikatës për shtyp që policia dha pas ngjarjes, gjatë intervistimit në Polici, autori shfaqi turbullime psikike, ndërkohë që, motivet e ngjarjes janë klasifikuar si të dobëta. /a.m/s.s./
KOMENTE