Tiranë, 15 Qershor, NOA – Pasi i janë nënshtruar para pak ditësh testit të Letërsisë, maturantët e gjithë vendit sot do të kryejnë provimin e dytë me detyrim, atë të lëndës së Matematikës.
Janë mbi 37 mijë maturantë të cilët do t’i nënshtrohen këtij testi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30, kur fletët e plotësuara do të mblidhen dhe do shpërndahen në katër qendrat kryesore të korrigjimit në vend: Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër.
Sipas të dhënave paraprake, provimi i Matematikës në kuadrin e Maturës Shtetërore përmban 25 pyetje, të cilat janë të kombinuara ndërmjet atyre që kërkojnë zgjidhje dhe pyetjeve me alternativa, ndërsa maturantët duhet të grumbullojnë 50 pikë.
Përgjigjet e provimit të dytë me detyrim të Maturës Shtetërore 2010 pritet të dalin në fund të muajit qershor.
n.e/NOA