English

Mikrofinanca Rrit Mbeshtetjen Ndaj Biznesit Te Vogel Dhe Atij Rural Ne Kushtet E Krizes Financiare

-CGAP, studim mbi treguesit e mikrofinacës për vitin 2009- TIRANE, 15 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/. - Mikrofinanca vazhdon të mbetet një nga instrumentat më të rëndësishëm në kreditimin e sipërmarrjeve të vogla dhe ekonomive të varfra rurale, përballë abandonimit që i bëjnë bankat kreditimit të këtyre kategorive. Qendra e Kërkimeve për Aksesin Financiar të Botës së Varfër (CGAP), në një studim të saj, evidenton faktin se kërkesa në rritje për mbështetje mikrokredie po forcon mikrofinancat veçanërisht në vendet e rajonit, por dhe të Evropës Juglindore. -Fondet e investimeve rriten gjatë 2009- Ndërsa rritja ekonomike u ndalua gjatë vitit 2009, në shumë tregje të mikrofinancës asetet e dhjetë institucioneve kryesore që investojnë në këtë sektor financiar u rritën me 23%, sipas të dhënave të CGAP (Qendra e Kërkimeve për Aksesin Financiar të Botës së Varfër). Gjithsesi, të ardhurat financiare ranë dhe instrumentat e investimit në mikrofinancë u gjendën përballë sfidave, përfshirë këtu edhe riskun e rritur të kredisë dhe shqetësimin se ku të vendosin paratë e tyre. Sipas analistëve të CGAP, sektori i mikrofinancës mbetet tërheqës për investitorët. Asetet totale të dhjetë fondeve kryesore të investimeve në mikrofinancë arritën 3.6 miliardë dollarë në fund të vitit 2009, duke pësuar një rritje prej 31% gjatë vitit 2008 e 23% në vitin 2009. Sipas një studimi të prezantuar në konferencën vjetore të EFSE (Fondi Europian për Evropën Juglindore), investitorët institucionalë kanë ruajtur, madje kanë rritur pjesën e tyre mikrofinanciare. Për të spjeguar këtë, ekspertët e CGAP sjellin si shembull interesin e lartë (senior tranchë) të EFSE, i cili është i rezervuar kryesisht për aksionarët e institucioneve private, që ka arritur në vlerën 382 milionë euro në fund të vitit 2009. Dhjetë Fondet kryesore të investimit në mikrofinancë Sipas studimit të CGAP, sektori privat ka provuar të lehtësojë efektin e krizës financiare, duke qëndruar aktivë në investimet në mikrofinancë. Në fillim të vitit të kaluar Fondi Monetar Ndërkombëtare (IFC) dhe Banka e Qeverisë Gjermane për Investime (KFW) hodhën rreth 250 milionë dollarë për të ndihmuar zgjerimin e fushës së mikrofinancës, duke ndihmuar institucionet mikrofinanciare të rifinancojnë borxhet e tyre. Deri më tani janë disbursuar 87.5 milionë dollarë Tetë fonde të investimeve në sektorin e kreditimit për bizneset e vogla dhe të mesme janë krijuar në vitin 2009 dhe tri të tjera pritet të fillojnë të hidhen në treg gjatë këtij viti. Mungesa e mundësive për investime, rriti nivelin e cash-it në sektorin e mikrofinacës Gjatë vitit të kaluar, disa tregje të mikrofinancës të profilit të lartë u përballën me probleme të ashpra të krizës dhe në shumë rajone u përballën me rritje të kredive të këqija. Studiuesit e këtij sektori theksojnë se shumë institucione të mikrofinancës po forcojnë politikat e tyre të mëparshme dhe po ulin rritjen. Kërkesa për borxhin e jashtëm ra dukshëm në gjysmën e dytë të vitit te kaluar, sipas CGAP. Si rezultat, dhjetë Fondet kryesore të investimeve në mikrofinancë u rritën me vetëm 12% gjatë vitit të kaluar, duke u krahasuar me një rritje të aseteve prej 23%. Bien fitimet nga të ardhurat fikse Për vitin 2009, Indeksi i Investimeve (kreditimit) në ndërmarrjet e vogla shënoi një ndër nivelet e tij më të dobëta që nga krijimi i këtij indeksi, me një rënie të yelld-it në nivelin 3.08% në dollar dhe 2.06% në euro krahasuar respektivisht me 5.95% dhe 5.55% në vitin 2008. Sipas ekspertëve të CGAP, "kjo rënie është pasojë e disa faktorëve, një ndër të cilët është se, fondet financiare janë angazhuar për të ndërmarrë disa masa për të mbuluar humbjet e mundshme në tregjet me probleme"./s.s./
KOMENTE