Parlamenti Evropian: Komisioni Duhet Të Drejtojë Ekonominë E Be-Së
STRASBURG, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian duhet të drejtojë një qeverisje ekonomike të riforcuar të Bashkimit Evropian, një avantazh që nuk i duhet lënë kapitaleve apo aksit franko-gjerman, theksuan sot grupet kryesore politike në Parlamentin Evropian.
''Komisioni Evropian, i ngarkuar për të nxitur propozimet legjislative, para studimit të tyre nga shtetet dhe Parlamenti duhet të reagojë në debatin aktual mbi qeverisjen ekonomike'', nënvizuan vëzhguesit, socialistët, liberalët dhe të gjelbërit.
Në një rezolutë parlamentare të përbashkët, ata kritikuan Komisionin që nuk kishte paraqitur deri tani zgjidhjen për një koordinim ekonomik që parashikon një strategji buxhetore të përbashkët./
/ec/ a.jor.