Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 15 Qershor/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme:
"Panorama"
ZBARDHET KONTRATA; NANO, KONTAKTI I PD PËR LOBING NË SHBA
Një ditë pas publikimit të kontratës mes socialsitëve dhe një kompanie amerikane, selia e PS sqaron pozicionin e administratorit të bashkisë, Dritan Agolli dhe servir një dokument analog, ku ish- kreu socialist Fatos Nano, shfaqet si personi i kontaktit mes PD dhe "BKSH & Associates" në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, ndërsa firmosja është bërë nga Flamur Noka. Qëllimi i kontratës së nënshkruar në shkurt 2009 dhe shuma e harxhuar për antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe vizita të ministrave në SHBA
-Tituj të tjerë:
Zhdukja e Bleonës së kukësit, një telefonatë anonime rikthen shpresat për vajzën
BE: Zgjidhni krizën duke respektuar Kushtetutën
"Koha Jonë"
TAKSAT E BASHKISË SË TIRANËS, LOBING PËR PS-në
PS pajtoi një kopani për 100 mijë USD që të bëjë lobing ndërkombëtar mbi këtë grevë
-Tituj të tjerë:
PS: Ekonomia rrezikohet më seriozisht se Greqia
Akuzon mjekun se shkoi me gruan e tij, plumba në spital
Kapet bosi i piramidës së re, luante me përqindje
"Shqip"
BERISHA- RAMA, TAKIM I RI NË BRUKSEL. BE VENDOS KUSHTE TË FORTA
27 ministrat e jashtëm paralajmërojnëTiranën: Koha mbaroi, kriza të zgjidhet menjëherë
-Tituj të tjerë:
Shkurtohen fondet, qeveria kontroll Bashkisë së Tiranës
Albin Kurtin "mposht" EULEX-in Haradinaj kërkon tryezë
Dublohet KLSH, krijohet Inspektimi Financiar
"Shekulli"
SA DO TË RRITEN PAGAT DHE PENSIONET
Përgatitet vendimi i qeverisë, pagat dhe pensionet do të rriten në varësi të inflacionit. Përfitojnë pagat e ulëta, rritje minimale për pagat e larta
-Tituj të tjerë:
TV-Bomba, arrestohet i dyshuari për masakrën
MASH "bllokon" rezultatet e letërsisë
Italia frenohet nga Paraguai, Holanda kalon lehtë Danimarkën
"Gazeta Shqiptare"
BE VULOS KRIZËN: PO PENGONI INTEGRIMIN
Paralajmërimi i zyrtarëve europianë: Ende asnjë sukses për nismën e Shultz dhe Daul
-Tituj të tjerë:
Trafiku i drogës, ekzekutohet pronari i hotelit në Elbasan
Vlorë, prishja e objekteve, 200 banorë në protestë
Masakra e Saukut, hasmi për 5 vjet pa filma për vënien e tritolit./e.gj/