Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
PRISHTINË, 15 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
Përfaqësuesit e Grupit Ndërkombëtar Drejtues mblidhen në Prishtinë - Edhe GND-ja kërkon luftimin e korrupsionit - "GND-ja i bën thirrje qeverisë dhe institucioneve të Kosovës të përshpejtojnë progresin në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në përmirësimin e dukshëm të kapaciteteve administrative dhe në vendosjen e qartë të sundimit të ligjit", thuhet në komunikatën e përbashkët të 25 shteteve anëtare të Grupit Ndërkombëtar Drejtues.
Tituj të tjerë:
Albin Kuri dënohet - për t'u liruar
Kennard: Amerika mbështet fuqishëm EULEX-in
Gjyqësori i korruptuar s'mund ta luftojë korrupsionin
Lufta për karrigen virtuale të Podujevës në Kurshumli
Promovohet asfalti me gurë vullkanikë
"Kartoni i verdhë" për OSBE-në
"Express"
Fitojnë të gjithë - Albin Kurti është dënuar me 9 muaj burg, por është liruar, sepse i është llogaritur paraburgimi prej 11 muajsh që e ka mbajtur më herët. Këtu mbyllet kjo histori e pashije. Tash, EULEX mund të merret me punë të vërteta, duke pretenduar se e ka zgjidhur këtë rast. Kurse, udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje! mund të paraqitet për zgjedhjet e ardhshme pa qenë i detyruar ta njohë EULEX-in si autoritet.
Tituj të tjerë:
Shumë fjalë - Grupi Drejtues Ndërkombëtar i ka dhënë mbështetje të fuqishme integritetit territorial të Kosovës. Mbikëqyrësit e pavarësisë porositën të hënën Qeverinë që të intensifikojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit. Njëherësh, ata mbështetën bisedimet me Serbinë, pasi që GJND-ja ta thotë fjalën e saj për Kosovën.
Asgjë në rregull
Koment - Vuvuzela e Vetëvendosjes
"Bota Sot"
Pavarësia është e pakthyeshme, thonë diplomatët e GND-së!
Tituj të tjerë:
Albin Kurti dënohet me 9 muaj burg - Nuk ka më as pranga as burg për Kurtin
Një gjyqtar yni gjykon 150 e një i EULEX-it vetëm 5 raste
Beqiri: Kthehen aty ku fryma rugoviane vazhdon
ISG-ja konfirmon integritetin territorial të Kosovës - Tetë rekomandimet e GND për Kosovën
Pa reformimin e pushtetarëve nuk mund të ketë demokraci të zhvilluar - Editoriali
"Zëri"
Prizreni, samit i mesazheve - Presidentët Sejdiu, Topi, Ivanov dhe Vujanoviq nga Prizreni pritet të përçojnë mesazhe bashkëpunimi ndërfqinjësor
Tituj të tjerë:
Mbyllet "dosja Kurti"
Kosova - burim dhe vend transit i trafikimit
Tri ditë afat për operatorët ilegalë
Opozita e heshtur - A e urdhëroi faktori ndërkombëtar opozitën të tregohet e heshtur për hetimet e EULEX-it?
GND kundër ndarjes së Kosovës
Editoriali - Dorëheqjet
"Lajm"
EULEX-i mbyll "letrat" e UNMIK-ut, Albin Kurti shpallet fajtor - Fundi i "telenovelës"
Tituj të tjerë:
Grupi Ndërkombëtar Drejtues mbështet sovranitetin dhe integritetin e Kosovës - Ndihmë për njohje të reja
Shënohet dyvjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës - Kushtetutë e "pafuqishme"
Rrugëtimi i Kosovës drejt pavarësisë ende pa objekt muzeal - Kujtesa e luftës jashtë mureve muzeale
"Tribuna shqiptare"
Publikohet raporti i DSH-së për trafikimin e qenieve njerëzore - Kosova - burim i trafikimit - "Qeveria e Kosovës nuk e përmbush në tërësi minimumin e standardeve për eliminimin e trafikimit, megjithatë ajo po bën përpjekje thelbësore në këtë drejtim", thuhet në raport
Tituj të tjerë:
Ecje e shpejtë për BE
Zotimet e dyanshme - Grupi Drejtues Ndërkombëtar theksoi të hënën se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
Shqiptarët i besojnë BDI-së
Albin Kurti vepron në liri!
Banesat pa standarde
"Infopress"
Territori i Kosovës, i pacënueshëm - Mbahet takim punues i Grupit Drejtues Ndërkombëtar
Tituj të tjerë:
Albini në liri
Optimist për Raportin e Progresit
Lajçak: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t'i zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë në mes vete që të kenë sukses në proceset integruese me BE-në
Marrëveshje për funksionalizimin e Universitetit të Prizrenit
Editorial - Pazar politik, apo mbështetje kushtetuese
"Epoka e Re"
Një dënim politik pa asnjë vlerë në jetën e përditshme - Gjykim përrrallor - Përndjekja ndaj Kurtit mori fund. E ardhmja politike fillon t'i përndjekë përndjekësit. Ky dënim ishte kundër dy dëshmorëve të 10 shkurtit 2007
Tituj të tjerë:
Grupi Drejtues Ndërkombëtar (GND) mbështet sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës - Pavarësia, e pakthyeshme
EULEX-i e dënon Kurtin me nëntë muaj burg
"Kosova Sot"
Gjykata shpall verdiktin, lirohet Albin Kurti
Tituj të tjerë:
Konfirmohet mbështetja ndërkombëtare për Republikën e Kosovës - GND, harrojeni ndarjen
Haradinaj propozon tryezë kombëtare
Raporti i DASH-it, Kosova burim dhe destinim i trafikimit
Editoriali - Dy vjet me kushtetutë
/s.s./