Tiranë, 15 qershor, NOA – Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka prezantuar sot para komunitetit të artistëve ligjin e ri për artin.
Në Bibliotekën e Galerisë Kombëtare të Artit Ministri i TKRS Ferdinand Xhaferraj, zhvilloi një konference me përfaqësues institucional, shoqata artistike, sindikata si dhe artistë të pavarur, për të pasur një zhvillim sa më të gjere idesh dhe mendimesh për ligjin në fjalë.
“Megjithëse e përfshirë dhe në ligjin e mëparshëm, krijimi i Qendrës së Artit Skenik nuk arriti të zbatohej. Më bindje them së ka ardhur koha që qendra tashmë e quajtur Qendra Kombëtar ë Artit, do bëjë të mundur atë që shumë herë ë kemi përmëndur, që Ministria e Kulturës nuk duhet të jetë më një fondacion që shpërndan fondet e projekteve, por një institucion që do të merret me politikat dhe monitorimin e veprimtarisë së institucioneve të saj”, u shpreh ministri Xhaferraj.
Ai theksoi se është parashikuar një procedurë rigoroze të financimit për ngjarje të mëdha.
“MTKRS-ja parashikon që pranë ministrit të funksionojë një bord i cili përbëhet nga nëpunës të nivelit të lartë dhe të mesëm, drejtues të cilët do të hartojnë politikat, detyrë e vetë institucionit si dhe do të parashikojnë realizimin e eventeve përkujtimore apo mbështetjen e disa prej ngjarjeve më të spikatura; konkurse, festivale me një traditë ; apo ngjarje përkujtimore”, u shpreh ministri Xhaferraj
Sipas njoftimit të ministrisë, nevoja e shndërrimit të këtij ligji nga Ligj i Artit Skenik në atë të Artit erdhi si rezultat i mangësive që u vunë rë gjatë zbatimit të tij, duke lënë që Ministria e Tuzimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të mbështetej akoma në VKM-në të vitit 1993
Në fund të konferencës, ministri Xhaferaj ftoi të gjithë të pranishmit të paraqesin pranë MTKRS të gjitha propozimet e tyre për ndryshimin e ligjit të artit. Propozime këto që do të merren parasysh përpara kalimit të tyre në Parlament.
m.xh/NOA