Tiranë, 15 qershor, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama përshëndeti deklaratën e bërë dje nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për situatën politike në vend.
Në një konferencë për mediat dhenë sot, Rama theksoi se ndërkombëtarët kanë deklaruar se vendi ndodhet në krizë dhe se është vetëm Kryeministri Sali Berisha ai që nuk e pranon diçka të tillë.
“Apeli i djeshëm është iq qartë, kërkohet zgjidhje për krizën, ndërkohë që në Tiranë Kryeministri vazhdon të mohoj se ka krizë”
Rama theksoi se opozita ka bërë gjithë përpjekjet e saj për zgjedhjen e situatës politike. Ai shtoi se do të jetë përgjegjësi e Kryeminstrit Berisha, nëse për shkak të krizës qytetarët shqiptarë penalizohen për vizat dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Duke e konsideruar momentin delikat që po kalon vendi, duhet një zgjidhje e kësaj krize për mos zvarritjen e mëtejshme të procesi të vizave dhe mos dyshimin e marrjen e statusit të vendit kandidat”, u shpreh Rama.
Kryetari i Partisë Socialiste u shpreh se duhet një zgjidhje që të ketë një draft të përbashkët.
“Është koha e një krize që kërcënon ta marri vendin në humnerë”, u shpreh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
m.xh/NOA