English

Rrëfehet Marvina Stefi: Si më dhunonte këngëtari Erion Korini e më nxiti të flijohem

Shihni foton e Marvina Stefit dhe fotot e videot e Erion Korinit

Tiranë, 15 Qershor 2010 NOA Ekskluzive – Marvina Stefa, e fejuara e këngëtarit Erion Korini u përpoq sot t’i japë fund jetës pasi siç ka pohuar, dhunohej prej të riut fierak. Policia shoqëroi këngëtarin e njohur fierak dhe e mori në pyetje atë lidhur me ngjarjen ndërsa e heton për akuzat e ushtrimit të dhunës dhe shtytjes në vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në katin e katërt të një pallati në rrugën “Babë Rexha” në Tiranë.

Burimet në vendngjarje i thanë gazetarit të agjencisë NOA se vajza e re, Marvina Stefa, lindur në Durrës dhe banuese në Tiranë, është e fejuara e dytë e 33-vjeçarit nga Fieri, Erion Korini.

Vajza e re, ka hipur në lartësinë e rrezikshme dhe ka tentuar të hidhet për t’i dhënë fund jetës.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe më tej edhe nga forcat e RENEA. Ata kanë bërë të mundur neutralizimin e tragjedisë eventuale, pasi ishin familjarët e të resë që njoftuan dhe kërkuan ndihmë.

{youtube}P8_kqWcpT5A{/youtube}

Duke folur për agjentët e policisë së Komisariatit nr 2 të Tiranës, Marvina Stefa ka pohuar se sistematikisht ajo dhunohej nga i fejuari i saj. Ajo ka treguar se bëhej objekt i sherreve të vazhdueshme që precipitonin në konflikte të dhunshme që nuk i duroi dot më dhe siç tha u detyrua të ndërmerrte vendimin për të kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon, ku edhe është shpëtuar në çastet e fundit nga forcat policore dhe RENEA.

Policia e Komisariatit nr 2 i konfirmoi agjencisë NOA se ka shoqëruar në ambientet e saj të dyshuarin Erion Korini duke e akuzuar atë paraprakisht për ushtrim dhune dhe shtytje në vetëvrasje, dy vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal i Republikës.

r.n/NOA

KOMENTE