Rumani - Mijëra Protestues Përpara Parlamentit Ku Po Debatohet Një Mocion Mosbesimi Ndaj Qeverisë
BUKURESHT, 15 qershor /ATSH-MIA/ - Mijëra rumunë po protestojnë përpara ndërtesës së parlamentit në Bukuresht, ku po vazhdojnë debatet për një mocion mosbesimi të opozitës ndaj qeverisë.
Rreth 1 200 policë po mbrojnë zonën rreth parlamentit, ku demonstruesit kanë bllokuar lëvizjen dhe madje janë munduar të futen në ndërtesë.
Liderët e sindikatave thonë se në protestë marrin pjesë mbi 20 000 persona.
Ata paralajmërojnë se pakënaqësia e grumbulluar tek popullata mund të shkaktojë edhe dhunë./
a.jor.