English

Shalësi: Berisha ka frikë edhe nga transparenca e ekonomisë

Tiranë, 15 qershor, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se po fsheh të dhënat për ekonominë duke shtuar dhe më shumë pikëpyetjet për krizën e ekonomike.

Deputeti i PS-së, Eduard Shalësi u shpreh se Partia Socialiste ka nëntë muaj që e paralajmëron qeverinë për problemet që ka ekonomie.

“Sali Berisha ka frikë edhe nga transparenca e ekonomisë, sepse zbardhja e së vërtetës së ekonomisë do tu tregonte qytetarëve se në c’derexhe po e katandis ai ekonominë e financat e vendit për herë të dytë në karrierën e tij politike”, u shpreh Shalësi.

Ai e cilësoi si dështim shitjen e eurobonove në tregun ndërkombëtar. Shaslësi shtoi se ky dështim “tregon fare qartë se sa e pabesueshme është qeveria shqiptare si huamarrës. Ky fakt provon më së miri se financat publike shqiptare, ndryshe nga sa thotë kryeministri dhe ministri i financave, janë vërtet në ditë të hallit”.

m.xh/NOA

KOMENTE