Shba - Usgs: Një Tërmet Me Magnitudë 5.2 Ballë Trondit Kaliforninë
LOS ANXHELES, 15 qershor /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi gjatë orëve të natës një rajon në jug të Kalifornisë, në perëndim të kufirit me Meksikën dhe tronditjet u ndjenë deri në Los Anxheles, njoftoi sot Instituti Amerikan i Vëzhgimit Gjeologjik, (USGS) dhe mediat lokale.
Tërmeti ndodhi rreth orës 04:26 GMT të ditës së sotme, rreth tetë kilometra në juglindje të Ocotillos, lokalitet i shkretuar që ndodhet 200 kilometra larg Los Anxhelesit, sipas USGS dhe goditja e parë u pasua nga shumë të tjera.
Nuk ka pasur informacione të menjëhershme për viktima apo dëme të konsiderueshme, por tërmeti u ndje nëpër të gjithë rajonin deri në Los Anxheles ndërtesat pësuan tronditje.
Goditjet e tërmeti gjithashtu bënë të tronditej një stadium në San Diego, ku luhej një ndeshje bejsbolli, sipas mediave lokale.
Në shtetin a Kalifornisë së Poshtme, në Meksikë, një tërmet me magnitudë 7.2 ballë shkaktoi dy të vdekur dhe 233 të plagosur prillin e kaluar./
/i.p/