Trapani (Italia), 15 qershor, NOA – Mjekët popullor nuk janë në “modë” vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. Një “mjek” i tillë ka zënë faqet e para të mediave lokale në Itali, jo për sëmundjet që shëronte, por për kërkesat që kishte ndaj pacientëve të tij.
Në këmbim të shërimit nga magjitë apo syri i keq, burri 50 vjeçar kërkonte para nga pacientet, por në shumë rast edhe seks.
Xhakomo Manina është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia italiane me akuzën për mashtrim, vjedhje parash dhe dhunë seksuale.
Rasti që e çoi 50 vjeçarin në pranga ka pasur të bëjnë me një grua të re, të cilën “magjistari” e kish detyruar të bënte seks duke i premtuar se do e shëronte nga syri i keq.
Në padinë që gruaja ka bërë në polici ka thënë se abuzimi i “magjistarit” me të ka zgjatur për disa muaj.
m.xh/NOA